
Aktori Neritan Liçaj tha sot nga studio e “Arnautistan” në MCN TV se kam “përfituar” nga të gjithë artistët me të cilët kam bashkëpunuar.
Mes shumë emrave, Liçaj veçoi pedagogët Mehmet Xhelili dhe Arben Kumbaro dhe kolegët Pirro Mani, Yllka Mujo etj.
“Të gjithë më kanë ndihmuar. Ka pasur pedagogë me shumë peshë dhe të rinj dhe unë po përmend dy prej tyre, Mehmet Xhelili dhe Arben Kumbaro që më kanë dhënë shumë. Çdo regjisor i mirë të jep nga vetja, çdo partner i mirë gjithashtu të jep dhe mëson prej tij. Ti “vjedh” nga pak tek të gjithë. Puna është shumë e rëndësishme dhe kultivimi i një artisti është shumë i rëndësishëm, por talenti duhet. Gjatë kësaj periudhe kur teatrot kanë qenë të mbyllura unë kam luajtur në film”, tha Liçaj.



