“21 Janari”, Topi: Vrasjen e 4 protestuesëve nga garda e mësova përmes televizionit

“21 Janari”, Topi: Vrasjen e 4 protestuesëve nga garda e mësova përmes televizionit

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tregon se informacionet e para për atë që po ndodhte në protestën e “21 Janarit” e ka marrë përmes televizionit.

Ai thotë se pavarësisht se fillimisht u tha se vrasjet e 4 protestueseve ishin kryer nga protestues të tjerë, çdo gjë ndryshoi kur ai pa në media se vrasjet ishin kryer nga garda që ishte pozicionuar të kryeministria. 

“I informuar për atë që do të ndodhte në protestë ishin të informuar të gjithë shqiptarët. Por nga natyra institucionale kisha informacione, por protagonistët e protestës ishin të gjithë  me zë dhe figurë për deklaratat që kanë bërë. 

Atë natë kam qenë pa gjumë për shkak të shqetësimit dhe e kam ndjekur protestën deri nga dreka në zyrë dhe më pas në shtëpi së bashku me këshilltarët e mi. Unë nuk besoj të ketë skenë holliëood që të jetë ndjekur nga 30 kamera e gjithë ngjarja. Kur situata po aprovohej kam kërkuar zotin Basha në telefon për të marrë nga ai situatën dhe për të dhënë mesazhet e mia. 

E kam marrë vesh vrasjen e protestueseve nga televizori sepse isha duke e ndjekur në kohë reale. Ajo që u pa u pa qartë në media dhe aty patjetër i hidhëruar për situatën kam bërë një deklaratë dhe është bërë publike në kohë reale. Në të shprehet për atë tragjedi që ndodhi. 

E vërteta se ata ishin të vrarë nga garda u mor vesh nga pamjet që publikoi një televizion pavarësisht se fillimisht u tha që vranë njëri-tjetrin.” 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy