Tregu i qumështit është vënë në vështirësi, ndërsa dominohet vetëm nga dy kompani. Ekspertët e lidhin gjendjen me krizën në sektorin e blegtorisë ardhur edhe si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë. Ata thonë se blegtorët kanë humbur interesin, teksa paralajmërojnë mbylljen e shumë fermave.
Gjatë vitit të kaluar sipas INSTAT, u grumbulluan afërsisht 7 milionë litra më pak qumësht lope, krahasuar me vitin 2020 dhe shifrat kanë ardhur në rënie vit pas viti. Veç pakësimit të produkteve vendase në treg, konsumatorët po përballen edhe me çmime më të rritura të tyre, vala e të cilave pritet të vijojë.



