
Serbia provokoi sërish Kosovën duke afruar ushtrinë shumë pranë kufirit në Merdar, pa kaluar as 24-orë nga miratimi i deklaratës së përbashkët në kuadër të Procesit të Berlinit ku liderët e Ballkanit Perëndimor riafirmuan angazhimin për marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Gazetari Venhar Isufi, në një komunikim nga pika kufitare e Merdares, për “MCN live”, thotë se vazhdon të jetë aktuale mënyra hegjemoniste e Serbise për të tentuar rindezje të tensioneve në Kosovë.
Provokim i radhës i ushtrisë serbe me urdhër të presidenti Vuciç dhe ministrit të Mbrojtjes dhe më pas ka ardhur edhe reagimi i ministrit Xhelal Sveçla, i cili thotë se me këtë Serbia e ka shkelur tashmë marrëveshjen për menaxhimin e pikave kufitar dhe është një kohë në të cilën Serbia është duke tentuar të nxis tensione.
Mënyrë hegjemoniste e Serbisë e cila tërë kohës tenton të provokojë Kosovën për të ndezur tensione.
Për gazetarin Isufi, këtu nuk kemi të bëjmë me një agjendë të kryeministrit Kurti, ashtu siç pretendon të fajësoj Serbia.
Sipas tij, është një provokim i Xhandarmërisë Serbë, ndaj të cilit nuk ka rënë pre Policia e Kosovës.
Në fakt ne nuk kemi të bëjmë më agjendë të kryeministrit Kurti, ashtu siç pretendon Serbia por edhe instancave tjera të cilat punojnë në drejtim që të ngjallin tensione përmes Serbisë në Kosovë.
Kryeministri Kurti, është duke ndërmarrë veprime sipas ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës. Ndonëse para tre ditës nga kryeministri Vucic, ka pasur deklaratë se kinse Kurti do të provokojë të hënën, në ditën kur do mbahej 10 vjetori i Procesit të Berlinit, por ky provokim erdhi nga pala serbe e jo nga ajo shqiptare. Kjo ishte bërë më shkas që të reagonte më pas pala shqiptare kur e ka parë Xhandarmërinë serbe, por Policia e Kosovës, si profesionale, nuk ka rënë pre e palës serbe.
Ky ishte provokimi i radhës me urdhër të ministrit të Mbrojtjes dhe të vet presidentit Vucic, i cili gjatë tërë kohës tenton të provokojë ëme më pas të fajësojë Kosovën për ngritje tensione.



