Shpërthen gazi metan në minierën e Bulqizës, disa të plagosur mes tyre dhe dy punëtor kinez

Shpërthen gazi metan në minierën e Bulqizës, disa të plagosur mes tyre dhe dy punëtor kinez

Një shpërthim gazi ka ndodhur në minierën e Bulqizës dhe informacionet e para flasin për disa të plagosur.

Shpërthimi i gazit metan ndodhi në nivelin e 16-të dhe sipas informacioneve të para janë mbi 10 punëtor të plagosur.

Deri më tani janë nxjerrë nga galeria tre prej punonjësve të plagosur, shtetas kinezë, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sakaq, po punohet për transportimin në spital edhe të të plagosurve të tjerë. Dyshohet se mbi dhjetë punëtorë kanë mbetur ende të bllokuar në galeri.

Po bëhet e mundur nxjerrja e të plagosurve dhe transportimi i tyre me urgjencë në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur teksa punonjësit po gërmonin në zonën në fjalë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanava të ngjarjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy