Moti i keq që përfshiu qarkun e Lezhës ka lënë pas dëme të konsiderueshme në rrjetin elektrik.
Për shkak të erës së fortë ka pasur dëmtim dhe rrëzim të shtyllave në një pjesë të konsiderueshme të territorit, si në zonat urbane ashtu edhe në fshatra.
Megjithatë gazetari Jul Simoni tha gjatë një lidhje telefonike me studion e MCN Live se në 90% të territorit është rilidhur energjia elektrike.
Prej më shumë se 4 ditësh punonjësit e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë ku aktualisht mungon.
Në 90% të territorit është bërë e mundur rikthimi i energjisë , por ka ende problematika të vogla.



