
Këshilli i Emërimeve për Drejtësinë do të mblidhet sot për të intervistuar kandidaten për Gjykatën Kushtetuese, Sonila Bejtja, e cila kandidon për vakanten e Presidencës.
Mbledhja do të mbahet në orën 10:00, ku do të bëhet shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuse është bërë funksionale me betimin në Presidencë të Përparim Kalo, anëtari i 6-të i kësaj gjykate.
Postimi i plotë i KED:
Këshilli i Emërimeve për Drejtësinë do të mblidhet sërish ditën e sotme për të zhvilluar intervistën me kandidaten për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00. Bejtja është kandidatë për Gjykatën Kushtetuese. Në rend dite do të jetë dhe procedura për Altin Binajn, procedurë e cila u ndërpre seancës e kaluar.
Njoftimi i KED:
Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:
Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019
Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese.
Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar: Altin Binaj. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar: Sonila Bejtja.
Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë: Sonila Bejtja. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.



