Akujt po shkrijnë me shpejtësi/ Koreja e Veriut vë në lëvizje diplomacinë në Suedi

Akujt po shkrijnë me shpejtësi/ Koreja e Veriut vë në lëvizje diplomacinë në Suedi

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut ka mbërritur në Suedi, një manovër domethënëse diplomatike e Penianit qëkur presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të takohet me Kim Jing-unin.

Suedia, ambasada e të cilës përfaqëson interesat e SHBA-ve në kryeqytetin e Koresë së Veriut, është përmendur si një vend i mundshëm për takimin e rëndësishëm mes Kim dhe Trump.

Bisedimet midis ministres së jashtme suedeze, Margot Wallstrom, dhe homologut të saj të Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, do të "përqendrohen në përgjegjësitë konsullore të Suedisë si një fuqi mbrojtëse për Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Australinë", thuhet në një njoftim të qeverisë suedeze për vizitën 2-ditore të Ri Yong Ho.

Gjendja e sigurisë në Gadishullin Korean është gjithashtu në axhendën e vizitës. Koreja e Veriut nuk ka bërë asnjë koment zyrtar për takimin e propozuar ballë për ballë që kur Trump pranoi ftesën e Kimit, e propozua gojarisht nga një delegacion i Koresë së Jugut. Por burimet diplomatike kanë treguar shumë besim për veprimet e Koresë së Jugut dhe rezultatet që palët presin. Ri Yong Ho është një nga emrat më të njohur të Koresë së Veriut. / CNN / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy