Aksidenti te Ura e Tajvanit/ Policia: Janë plagosur 9 persona, shoferi i autobusit nuk rezulton nën efektin e alkoolit

Aksidenti te Ura e Tajvanit/ Policia: Janë plagosur 9 persona, shoferi i autobusit nuk rezulton nën efektin e alkoolit

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi sot te Shallvaret në kryeqytet, ku u përfshi një autobus urban dhe 10 automjete. “Blutë” flasin për 9 persona të plagosur si pasojë e aksidentit, mes të cilëve edhe drejtuesi i autobusit. Sipas Policisë pas testit të alkoolit nuk rezulton që drejtuesi i autobusit të ketë qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Në njoftim thuhet se:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se: Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy