BREXIT, dështojnë negociatat mes Britanisë së Madhe dhe BE

BREXIT, dështojnë negociatat mes Britanisë së Madhe dhe BE

Mbretëria e Bashkuar dhe BE kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për të lëvizur në fazën e ardhshme të bisedimeve për Brexit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë shefja e qeverisë së Londrës. Tereza May në një konferencë të përbashkët me presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker nënvizoi se është bërë progres në bisedime.

Pavarësisht këtij zhvillimi kryeministrja britanike theksoi se mes dy palëve ka shumë mendime ndryshe në disa çështje. Duke shprehur kërkesën për zhvillimin e një raundi të ri të bisedimeve para përfundimit të javës, May tha se është e bindur që këto bisedime do të mbyllen në mënyrë pozitive.

Edhe Junker në fjalën e tij u shpreh i bindur se palët mund të arrijnë progres të mjaftueshëm përpara samitit të Këshillit Europian.

Kërkesa për bisedime të reja vjen në vigjilje të samitit të radhës të Këshillit Europian, ku pritet të diskutohet pikërisht për largimin e Britanisë nga Unioni.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy