Avokati Ervin Karanxha për paraqitjen e Lulzim Bashës në SPAK për çështjen e “21 Janarit”, sqaroi se hetimi i kësaj çështje vjen në kuadër të vendimit të Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë që thotë se Prokuroria shqiptare nuk ka hetuar zyrtarët e lartë.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se në kohën që ka ndodhur “21 Janari”, kompetente për të hetuar zyrtarët e lartë ka qenë Prokuroria e Përgjithshme, por se kryeprokurorja Ina Rama nuk ka regjistruar asnjë çështje në Prokurorinë e Përgjithshme për zyrtarët e lartë.
Sipas saj, ky hetim që duhet të ishte bërë para 15 vitesh, po bëhet sot, në bazë të rregullave të vendosura nga Gjykata e Lartë.
Janë kryer shumë veprime hetimore dhe në vijim është pyetur edhe ish-ministri i Brendshëm. Çështja është në kuadër të mbledhjes së provave bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Strasburgut.
Kërkues kanë qenë familjarët e Aleks Nikës, nusja dhe xhaxhai i tij të cilët kanë kërkuar që të hetohen zyrtarët e lartë. Dhe te çështja Durrës-Kukës që është nxjerrë jashtë afatit prokurore ka qenë Ina Rama.
Dhe për “21 Janarin” ka qenë Ina Rama, por ajo që shkatërroi dosjet ka kaluar në Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Pse nuk ke zbatuar ligjin, ke pasur presione apo jo?
Për një çështje që i thuhet “lavire bulevardi” që e shan, do shkatërrosh çështjen ti? Nëse kishte vend për të hetuar zyrtarët e lartë dhe hequr imunitetin, detyra i bie Prokurorit të Përgjithshëm.
U shkatërruan dy tre dosjet kryesore dhe u emërua në KPA, e cila është personi kryesor që ka shkatërruar çështje kyçe dhe u emërua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.



