Emri/ Zhduket prej 6 ditësh tregtari në Krujë

Emri/ Zhduket prej 6 ditësh tregtari në Krujë

Një tregtar në Kruje rezulton i zhdukur prej gjashtë ditësh. Edmond Veseli 56-vjeç banues në lagjen nr 2 të këtij qyteti ka humbur kontaktet me familjarët që prej mesditës së 30 dhjetorit.

Ai është parë për herë të fundit pranë gjimnazit të Krujës, ndërsa familja ka bërë dhe denoncimin në polici.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për 56-vjeçarin i cili shiste në pazarin e vjetër të Krujës dhe njihej ndryshe edhe me emrin Edi i Derexhikut.

Sipas të dhënave Edmondi nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe si familje nuk kanë probleme apo konflikte. Telefoni i tij rezulton i fikur që prej ditës së shtunë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy