Një vajzë 30 vjeçe ndërroi jetë në Tiranë, si pasojë e një aksidenti rrugore. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të diele, në rrugën “Besim Alla” në Kombinat.
Policia tha se automjeti tip Mercedes Benz (taxi) me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar shtetasen V. K. e cila pasi është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së marrë.
Pamjet e xhiruara me celular, kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ndërsa paraprakisht thuhet se gruaja ka tentuar të kalojë rrugën me semafor të kuq.



