LSI akuzon Tahirin: Po përpiqet të blejë votën e qytetarëve të Vorës

LSI akuzon Tahirin: Po përpiqet të blejë votën e qytetarëve të Vorës

Kandidatja e LSI-së në listën e Tiranës, Eriona Bixha, doli para mediave për të denoncuar sipas saj përpjekjet e segmenteve të caktuara të PS-së për të blerë votën e qytetarëve të Vorës.

Në emër të partisë së saj, Bixha bëri thirrje që policia të marrë masat e nevojshme për të ndaluar këtë fenomen.

“Uragani i fitores plebishitare është kthyer në makth për disa forca politike. Denoncoj drejtuesin e shitblerjes së votave në Vorë, Agim Kajmaku, që makinën e tij Voksvagen e ka shndërruar në bankë, ku në bashkëpunim me drejtues të policisë në përkrahjen e Saimir Tahirit bëjnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi”,­ tha ajo.

Ajo ka denoncuar edhe Edi Kajmakun, drejtori i ujësjellësit në Kombinat, dhe Ladi Kajmaku që sipas saj janë më të besuarit që përgatisin zonën dhe ushtrojnë presion në bashkinë e Vorës.

LSI ka denoncuar edhe shtetasin Rexhep Shehi dhe Dritan Stoka, punonjës i ALUIZNI. “I bëj thirrje drejtorit të ALUIZNI të shmangë shpërndarjen e legalizimeve për qëllime elektorale. I bëjmë thirrje policisë së shtetit, të marrin masat e nevojshme për ti thënë stop fenomenit të turpshëm për Vorën”­, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy