Pse e qëlloi me vezë Belerin?/ Nela: Është kasta politike që e bëjnë çdo lloj krimineli pjesë e kësaj ‘tepsie’

Pse e qëlloi me vezë Belerin?/ Nela: Është kasta politike që e bëjnë çdo lloj krimineli pjesë e kësaj ‘tepsie’

Dje në Tiranë, kryefjala ishte vizita e disa eurodeputetëve të Parlamentit europian mes të cilëve ishte dhe Fredi Beleri.

Sakaq, pati dhe një situatë ku Beleri u qëllua në bulevard me vezë dhe kos nga një qytetar që po protestonte kundër ardhjes së tij në Shqipëri, duke i kujtuar masakrën e Peshkëpisë. 

I ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në MCN tv, protestuesi Dilaver Nela, tregon arsyen se pse e qëlloi me vezë Belerin.

Ata e dinë të shkuarën e Belerit, e dinë se ç ‘është bërë në postën e Peshkopisë me datën 10 prill 1994. Ai është kapur me armë, ai është dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare dhe i ka shpëtuar me procedura jashtë kufijve të Shqipërisë.

Po sigurisht që ka vrarë, ai duket edhe nga pamja, po ta shikosh, nuk është puna nga pamja, po duket ai njeri. Nuk ka lidhje me minoritetin. Ai u kap edhe duke vjedhur vota, dhe tani thonë do ta shpëtojmë, sikur kanë shpëtuar Mark Frokun, Arben Frokun.

Është kasta politike që të lënë pa ujë dhe bëjnë pjesëtarët e kësaj tepsie çdo lloj krimineli, vetëm për të na bërë këtë.

 E kapi nga pas veza atë se po të ishte kthyer, unë nuk e gjuaj më.

Në qoftë se ballë për ballë do më kishte parë në sy Alfred Beleri dhe do më ishte dhënë përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy