
E reja Denisa Osmanllari zgjodhi profesionin e saj si stjuardesë dhe prej mbi gjashtë vitesh jeton në Kuwait.
Për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu se si lindi dëshira për këtë profesion, dhe fakti se si aplikoj për herë të parë për stjuardesë.
Dëshira për këtë profesion më ka lindur nga shoqja ime e cila ishte në këtë profesion dhe jeton në Oman. Motra ime më shtyu të aplikoj për një agjenci në Kuwait dhe aplikova. Në fillim nuk i tregova prindërve se thashë s’do fitoj, por kur më doli emri, i thashë babit që për dy muaj do iki. Ata në fakt më kanë mbështetur dhe më kanë përkrahur.
Fillimi im i parë në fluturim pas shumë trajnimeve ishte në Sri Lanka, dhe ishte për tu mbajt mend se kur kam arrit ishte një stuhi, kudo që shkoja për fluturime të para gjeja mot më shi, me bereqet.
Osmanllari thotë se më ketë profesion ka arritur të shëtis 41 vende të botës.
Kam shëtitur në 41 shtete të botës dhe të 42 do e bëj këtë muaj.
Mbaj mend një fluturim që kemi qenë në rrezik një herë se ndodh Air Poket e quajnë këta, që nuk i del në sistem as pilotit, thjesht jemi hedh poshtë-lart, por aq është, një herë ndodh, se në atë moment duhet të ulesh, dhe kam qeshur.



