Spaho: Në Shqipëri 30 e kusur vite kanë qenë një amnisti fiskale!

Spaho: Në Shqipëri 30 e kusur vite kanë qenë një amnisti fiskale!

Eksperti i Ekonomisë Mateo Spaho deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv se Shqipëria nuk ka pasur nevojë të bënte amnisti fiskale gjatë viteve të demokracisë, pasi 30 e ca vjet ishin një amnisti fiskale, nga korrupsioni dhe shteti jo funksional. 

Po ashtu ai tregoi përse shtetet e huaja nuk janë dakord me amnistinë fiskale. Spaho tha se shteti britanik, apo një tjetër shtet europian, ka të drejtë t’i sekuestrojë shtëpinë apo ta dërgojë në burg një person që dyshohet se e ka vënë pasurinë me aktivitete kriminale.

Krizë Shqipëria ka pasur në vitin 1997 nga pikëpamja ekonomike, ku ka pasur një rënie me 10 për qind, dhe në vitin 2020 për shkak të pandemisë, ku ka pasur një rënie me 3 për qind. Tani s’jemi në krizë. Para se të bësh një amnisti fiskale duhet të sigurohesh që i ke mundësitë që nesër të mos i lejosh më. Në këto 30 e kusur vite s’ka pasur nevojë për të bërë amnisti, janë 30 e ca vite amnisti fiskale. Niveli i korrupsionit ka qenë i tillë... Deri më sot ky problem s’ka ekzistuar. Një tentativë u bë në vitin 2010-2011, por rezultoi e pasuksesshme. Qeveria aktuale po flet për një amnisti fiskale ende pa pasur kurajo për ta aplikuar. Nisma e parë dështoi sepse qeveria mori përsipër të falte paratë e fshehura përmes, por sistemi i drejtësisë kishte të drejtë të ngrinte akuza nëse nuhaste se paratë vinin nga një aktivitet kriminal. Nuk kishte falje penale, por vetëm administrative. Aktualisht qeveria po kërkon të falë edhe penalisht njerëzit. Qeveria po kërkon të legalizojë paratë e fshehura jashtë shtetit dhe vendet e tjera s’janë dakord me këtë gjë. Britania e Madhe thotë s’e fal atë zotëri, sepse paratë i ka bërë në Britaninë e Madhe dhe ligjin e ka shkelur në Britaninë e Madhe dhe e fus në burg atë. Sot jemi në një situatë ku ligji që propozon qeveria, shtetasve shqiptarë u legalizohen jo vetëm paratë, por edhe pronat. Por nëse shtëpia juaj është në Londër, ai është territor britanik jo shqiptar. Shteti britanik ka të drejtë t’ia sekuestrojë dhe t’i s’ia legalizon dot. Elementet e tjera lidhen me një faktor tjetër që vendet e tjera të BE mund të bëjnë edhe vet ato amnistira dhe janë të angazhuara në një luftë kundër ekonomisë informale. Një tjetër problem që ndërkombëtarët kanë ngritur është se ti si shtet çfarë metodash ke për të zbuluar paratë kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy