Dëshmitë e familjarëve të Rruzhdi Luzit, i cili vrau sot me thikë gruan e tij 49-vjeçare, hedhin dritë mbi motivet e krimit të ndodhur në Kuçovë. Ngjarja ndodhi në fshatin Drizë, ku 49-vjeçarja L. Luzi u qëllua për vdekje me thikë nga i shoqi.
Ndryshe nga sa mendohej në fillim për një xhelozi mes burrit dhe gruas, shkaqet e vrasjes duket se janë konfliktet për gjendjen e rëndë ekonomike të familjes.
Familjarët thonë se çifti kishte problem ekonomike, pasi të dy ishin të papunë dhe të ardhurat i siguronin nga kultivimi i ullinjve.
Mësohet se tre fëmijët e çiftit ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes. Ata janë zgjuar nga gjumi kur në shtëpi ka mbërritur policia, të cilën e ka njoftuar vetë autori i krimit.



