Sot shënohen dy vite nga sulmi i armatosur serb në Banjskë të Kosovës, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë, Afrim Bunjaku. Në studion e MCN Informacion, analisti Kastriot Çipi tha se dy vjet pas këtij incidenti të rëndë, situata është ende e tensionuar. Çipi tha se e vetmja zgjidhje mbetet dialogu,që mund t’i hapë rrugë shkëmbimit të territoreve apo popullsive.
Në rast se ka një përplasje Serbi-Kosovë, sa aleatë llogarisim që kemi? Çfarë do të bëjmë nëse Vuçiç ndjek retorikën e Netanjahut kundër myslimanëve. Situata është shumë e tensionuar. Para dy vjetësh, Kosova mori mbështetje. Sot Kosova nuk është më në të njëjtën situatë.
Statusi i Bonjës është ende i pazgjidhur. Ka ndonjë plan B se çfarë do të bëhet me Bosnjën? Është vend sovran Kosova? Unë kam përshtypjen se jo.
SHBA, Kina dhe Rusia janë vende sovrane. Por për mua edhe Tajvani është vend sovran, pa qenë anëtar i OKB. Sovraniteti është kur populli e do dhe ka ushtri ta mbrojë. Kosova ka pranuar çdo propozim që i ka ardhur nga ndërkombëtarët. Edhe Kushtetutën, e cila u provua se ka një defekt amator, që nuk zgjidh ngërçet.
Thelbi është Kushtetuta, komunat serbe janë pasojë. Ke një Kushtetutë që 1.8 milionë shqiptarë nuk e ndryshojnë dot pa mbështetjen e 100 mijë serbëve. Nuk mund ta vazhdojë më Kosova këtë. Në raport me Serbinë, o shkëmbim territori, o shkëmbim popullate duhet bërë.
Unë nuk jam qytetar i Kosovës. Anëtarët e fisit tim nuk janë pushkatuar në Kosovë. E dinë ata për çfarë e kanë paguar këtë çmim. Perëndimi na thotë nuk mund të ketë më ndryshim kufijsh. Por nëse është e nevojshme duhet të ndryshojnë. 26 vjet kanë treguar se shqiptarët dhe serbët nuk po bashkëjetojnë dot. Bosnja që përmendëm është në fund të listës në Europë. Ç’kuptim ka kjo paqe që nuk është paqe?



