Mësimi online, Keta: Jemi të papërgatitur (VIDEO)

Mësimi online, Keta: Jemi të papërgatitur (VIDEO)

Sistemi arsimor në Shqipëri nuk është i përgatitur për mësimin e mirëfilltë online dhe as vetë mësuesit nuk janë të kualifikuar për diçka të tillë. Në një intervistë për TvT, pedagogia Majlinda Keta shprehet se aktualisht mund të flasim vetëm për mësim online dhe jo për shkollë online. 

"Ne sot në kushtet e Shqipërisë mund të flasim vetëm për mësim online. Në rast se marrim përsipër për të pretenduar se po bëjmë shkollën apo universitetin online, kjo do të ishte një marri që nuk përkon fare me realitetin. Koncepti i shkollës dhe universitetit online është një koncepti i institucionit online dhe të gjithë e dimë se realiteti shqiptar nuk e mundëson një realitet të institucionit online", tha ajo.

Keta thotë më tej se përvoja e vitit të kaluar me tërmetin duhej të kishte çuar në hartimin e një platforme për raste të tilla emergjente. 

"Mësimi online është një praktikë brenda sistemit edukativ që domosdoshmërisht do të ishte pjesë e zgjidhjes së kësaj situate. Pas tërmetit, ne duhej të kishim marrë masa që në sistemin e edukimit, funksionimi online i institucionit duhej të kishte marrë prioritetet e veta", tha ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy