Këta janë personat me ndikimin më të madh në botë

Këta janë personat me ndikimin më të madh në botë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka ruajtur vendin e tij në krye të listës “Forbes”, e cila njihet si lista e njerëzve më të fuqishëm në botë.

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama i cili tanimë është në largim dhe i kanë mbetur pak më shumë se një muaj në Shtëpinë e Bardhë, ka rënë në vendin e 48.

Pasardhësi i tij, Donald Trump, ka lëvizur nga numri 72 në numrin dy të kësaj liste, ai mund të jetë sfiduesi i Putinit për 12 muajt e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel e cila po kërkon të rizgjidhet ka kaluar në vendin e tretë.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping është i katërti, me Papa françeskan pas tij.

Ndërsa themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg nga vendi i 16-të ka dal në vendin e 10-të.

Lista plotë është e publikuar në faqen e Forbes. Ajo tregon se presidenti i Francës, Francois Hollande ka kaluar në vendin e 23 dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong në pozitën e 43.

Kjo listë përfundon në numrin 74 ku gjendet senatori i New York, Chuc Schumer.

Ndër emrat e mëdhenj që kanë rënë nga lista është edhe ai i ish-kryeministrit të Britanisë, David Cameron.

Forbes ka thënë se lista hartohet çdo vit, duke vlerësuar secilin në bazë të fuqisë politike, financiare dhe fuqisë shpirtërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy