Sejamini: PD duhet t’i tregojë elektoratit gri si do të luftojë korrupsionin dhe oligarkinë (VIDEO)

Sejamini: PD duhet t’i tregojë elektoratit gri si do të luftojë korrupsionin dhe oligarkinë (VIDEO)

Analisti Neritan Sejamini, përmes një lidhje me “Skype”, për MCN ka komentuar rikthimin e kreut të opozitës, Sali Berisha, në masë sigurie dhe detyrimin për paraqitje, duke thënë se ky zhvillim nuk ka asnjë ndikim të rëndësishëm politik, pasi hetimi ndaj Berishës ka përfunduar dhe ngjarje të tilla nuk ndikojnë në aktivitetin politik të tij.

Më tej, lidhur me zgjedhjet, Sejamini theksoi se opozita aktuale nuk ka një program të qartë, por e rëndësishme është të krijohet një narrativë që të bëjë votuesit të besojnë se ata mund të ofrojnë zgjidhje për problemet kryesore të vendit.

Intervista e plotë:

-Z. Sejamini, javën që lame pas kreu I opozitës Sali Berisha u rikthye në masë sigurise, detyrim paraqitje. Në aspektin politik çfarë përfaqëson ky zhvillim që siç pamë nga reagimet e palës së akuzuar, pritej deri diku?

Nuk mendoj se ka ndonjë ndikim të madh politikisht dhe nuk ka asnjë ndikim dhe vlerë edhe pse po flitet shumë. Në fund të ditës dihet që kemi një hetim që ka mbaruar ndaj Berishës. Ngjarjet si këto për detyrim paraqitje nuk ndikojnë shumë. Kjo ngjarje nuk ndikon as në aktivitetin politikë të Berishës.

-Z. Berisha akuzoi SPAK si të kapur, por deklaroi se do të zbatonte vendimin. Pyetja që lind natyrshëm është: cili ishte kuptimi I të ashtuquajturës rezistencë te Rruga e Shpresës dhe opozitës së dritares?

Reagimi i parë i PD kur udhëheqësi i tyre u mbajt në arrest shtëpie ishte një reagim i pritshëm. Problemi ishte që vajtja atje dhe tubimet atje u kthyen në qëllim në vetvete dhe ata nuk kishin asnjë aktivitet tjetër përveç asaj.

-Çfarë kuptimi ka p.sh që opozita ende nuk ka një program, apo ekip të identifikueshëm për zgjedhjet e reja? Sa serioze është një opozitë e tillë në synimin formal të fitores?

Serioziteti opozitës nuk gjykohet nga gjëra të tilla, por qasja taktika mund të jetë që të bëjë më aftë. Problemi nuk është programi, por rëndësi ka ndikimi emocional dhe do të thotë që votuesi të vijë të votojë për ty me besimin që do të jetë më e mira për ta. Fushata nuk bazohet në programe, por bazohet në një narrativë për të zgjidhur problemet kryesore të vendit.  Nëse PD dëshiron të marrë elektoratin gri, duhet të tregojë si do zgjidhe korrupsionin dhe oligarkinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy