Policia e Shtetit shuan dyshimet për arratisje: U vetëdorëzua, Alqi Bllako ndodhet në rajon

Policia e Shtetit shuan dyshimet për arratisje: U vetëdorëzua, Alqi Bllako ndodhet në rajon

Policia e Përgjithshme e Shtetit ka bërë një sqarim në lidhje me lajmet mbi arratisjen e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako.

Në një njoftim për shtyp policia e shtetit ka përgënjeshtruar informacionet se Alqi Bllako ishte arratisur.

Sipas policisë Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  "Arrest në burg", lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJKKO caktoi në mungesë masën e sigurisë të arrestit me burg ish deputetit socialist, tashmë pa imunitet, të vënë në akuzë për aferën e inceneratorit të Fierit.

‘Drejtoria e  Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme. Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  "Arrest në burg", lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion dha ditën e enjte masën arrest me burg për ish-deputetin Alqi Bllako, pas kërkesës së bërë nga SPAK, duke autorizuar policinë për të bërë prangosjen e tij.

Vendimi u mor nga GJKKO në orën 16.30. Policia ka marrë vendimin e zbardhur dhe më pas është nisur ta zbatojë. Kujtojmë që ish-deputeti Alqi Bllako deklaroi para dorëzimit të mandatit se do të përballej me drejtësinë.

Dy ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy