Sulmet e Serbisë dhe ndërhyrjet për destabilizimin e Kosovës, Donika Gërvalla flet nga selia qendrore e NATO-s

Sulmet e Serbisë dhe ndërhyrjet për destabilizimin e Kosovës, Donika Gërvalla flet nga selia qendrore e NATO-s


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, tha që Kosova është e gatshme të nisë dialogun dhe procesin e konkretizimit të raporteve me NATO-n. 
Duke folur në selinë e aleancës Gërvalla tha sot se Kosova u dëshmua si kontributdhënëse për paqe e siguri. Në fokus të takimeve të Gërvallës thuhet që kanë qenë edhe “obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të influencave të huaja për destabilizim të Kosovës”.

"Ministrja Gërvalla tutje ka theksuar se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e vendosur të fillojë dialogun dhe procesin e konkretizimit të marrëdhënieve tona, duke vënë në pah se Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë. Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi kanë zënë dhe aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të influencave të huaja për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, në veçanti asaj ruse në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin për media të MPJD. 
 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy