
Prej fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, prokuroria e posaçme pati regjistruar mbi 173 raste të kallëzimeve për nisje të hetimeve për krimin zgjedhor.
Gjatë një monitorimi të situatës së incidencës së krimeve zgjedhore të dyshuara si dhe ndjekja nga afër e ecurisë së hetimeve për ato kallëzime, sot janë vetëm 38 procedime të regjistruara në SPAK.
Qendra për Çështje të Informimit Publik, është një prej organizatave të shoqërisë civile qe po vijon të ndjekë nga afër procesin e denoncimeve dhe hetimeve qe lidhen me vepra të dyshuara penale që cenojnë integritetin e zgjedhjeve.
Për të diskutuar më shumë për krimet zgjedhore në studion e lajmeve në MCN TV ishte drejtori i Infoçip, Gert Shella dhe reporterja Anduena Llabani.
Shella ka komentuar lidhur me raportin e fundit të Infocip ku shprehet se fillimisht ka një një numër të madh kallëzimesh të cilat më pas zbehen, por dhe në rastet e kallëzimeve ka një ping pong mes institucioneve të cilat zvarriten duke tejkaluar afatet e përcaktuara.
Ka një prurje fillimisht të lartë kallëzimesh e cila ndonjëherë të krijon edhe shqetësim. Ekzaktësisht u depozituan 135 depozitime dhe 0 në prokurori, prandaj në vlerësimin tonë duhet të jetë vetëm prokuroria ajo që mbledh kallëzimet dhe në fund kërkojmë që gjykata të thotë fjalën e fundit. Duket sikur këtu janë vendosur disa prita paraprake. Një lëvizshmëri e të dhënave siç referohet në një moment nuk referohet në një tjetër. Në një moment të dytë u konfirmua nga ana e prokurorive një total prej 176 rastesh të ashtuquajtura krime zgjedhore. Por çfarë ndodh, shifrat kanë lëvizur. Ka një pingpong midis dy institucioneve. Rreth 110 procedime penale 1/3 të pushuara.
I pyetur nëse kjo vonesë e humb besimin në organet e drejtësisë, Shella tha se ne zgjedhim të jemi optimistë si fillim, por nga ana tjetër nëse nuk na serviret asgjë nuk kemi me çfarë ta ushqejmë këtë optimizëm. Ai thekson se KQZ ka marrë më shumë sinjalizime se vetë SPAK, prandaj do duhet të administrojë prurjet dhe t’ja bëjë fakt organit, pasi në të kundërt nëse kalojnë tre vite ndodh ajo që ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara ku më pas nuk presim më asnjë rezultat.
Ne mund të zgjedhim të jemi optimistë por nga ana tjetër nuk kemi asgjë për të ushqyer këtë optimizim për të cuar me akuzë persona të cilët janë kallëzuar. Një pjesë e madhe janë të hartuara me profesionalizëm dhe nuk ka hije dyshimi mbi veprën penale. Çështjet e bujshme që kanë zënë vend në media nuk janë pjesë e këtyre procedimeve penale, ata dolën rastësisht në përgjime për kontrabandë, ku dua të theksoj se dosja e Dibrës nuk kishte të bënte me zgjedhjet. Zgjedhjet e kaluara nuk na çuan gjëkundi, duket se në 2021 janë marrë disa masa të cilat nuk premtojnë rezultate të shpejta, KQZ ka marrë më shumë sinjalizime se vetë SPAK dhe kjo të shtyn të mendosh se ose duhet të presim dhe pak ose ta harrojmë këtë. KQZ do duhet thjesht të administronte prurjet dhe t’ja bënte fakt organit. Ajo që gjithashtu është prezentë ka një ping pong midis SPAKU-t dhe prokurorive të zakonshme. Ndoshta duhet të presim por nëse shkojmë në kalenda atëherë askujt si intereson më krimi zgjedhor. Ne duhet të përgatitemi për afate të zgjatura të hetimet. Avash avash këto lëndë të para do dalin nga furra kur ne të presim zgjedhjet e ardhshme. Kjo ka qenë paradoksi i zgjedhjeve të tjerave, po kaluan tre vjet nuk do duhet të presim më asgjë.
Ndërsa reporterja e MCN Anduena Llabani argumentoi se për të gjitha këto depozime apo krime zgjedhore do duhet të pritet shtatori për të parë nëse SPAK do të “gatuaj miellin që ka në dorë”.
Krimet Zgjedhore janë objekt i punës së SPAKU-t i cili heton korrupsionin aktiv dhe pasiv. Çka do të thotë që të dyja parashikojnë një dënim të personave që shfrytëzojnë postet publike. Faktikisht dhe pse kanë kaluar pak muaji nga zgjedhjet SPAK i ka të gjitha provat, por tani është në muaj pushimesh. Kemi raste kur prokuroritë e rretheve kanë raste të hetimit zgjedhor pasi kanë dalë në përgjime deputetë që pritet të jenë në listat e ardhshme. Të shohim nëse SPAK do e ushtrojë funksionin e tij. Krimin zgjedhor e kemi dhe në prokurorinë e Tiranës, ku priten zyrtarë të dëshmojnë për këto krime. Pra përtej gjithçka je, tashmë SPAK-u ka miellin në dorë të shohim si do ta punojnë. Do presim shtatorin për të parë.



