
Për gazetarin Sokol Bregu nuk ekziston asnjë shans që Berisha të merret forcërisht në gjykatë nga autoritetet.
I ftuar në MCN Live, Bregu tha se pavarësisht strategjisë së tij dhe mënyrës si shkuan gjërat, Berisha duhet të shkonte në gjykatë.
Berisha ka të drejtë ta çojë në mënyrën e vet dhe ia ka lënë një strategji 2 avokatëve mbrojtës. Në mënyrë morale dhe ligjore duhet të ishte në gjykatë. Ka arsye. Kërkesa për heqjen e pasaportës dhe ndalimit duhet të kalonte nga Parlamenti. Ata thonë që nuk ishte heqje lirie.
Duhet të ishte në gjykatë për të thënë që dhe kur më bëhet një padrejtësi unë jam këtu për të mbrojtur të drejtën e shqiptarëve. Tani do shohim humor gjykatash.
Një proces do dojë pafundësisht kohë për t’u gjykuar. Nga ky moment, pas 365 ditësh ai do të dalë në gjykatë, do të vazhdojë procedura. A e pranon Berisha këtë? Jo, do të ketë konflikt.
S’ka shanse që Berisha të shoqërohet me forcë.
Nuk e bën Policia e Shtetit që krijojë konflikt me Berishën.
5 ditë rresht nuk i jepnin dot letër për t’i komunikuar akuzën. Nuk i afrohej dot kush, jo ta marrin forcërisht. Si mundet një polic, t’i krijojë diçka të tillë një njeriu me pushtet kaq të madh. Një njeri që po e lufton ambasada amerikane dhe nuk e largon dot.
Më tej, Bregu tha se do të ketë protesta që në një moment mund të marrin formën e dhunës.
Kur politikanët e deklarojnë, edhe sikur ta kenë retorikë, policia duhet të marrë masat e veta. Se ndodh apo jo, duhen marra masa.
Mendoj do të ketë protesta, dhe protesta do të kenë një formë, se po qenë paqësore aty do të vazhdojnë procesi. Do të ketë protesta që në një moment mund të marrin formën e dhunës.
Ithtarët e Berishës janë të gatshëm, Berisha ka dhënë prova që në momentin që i thërret i shkojnë. Ithtarët do i bashkëngjiten në protesta. Sesa janë këta ithtarë, 1 mijë, 2 mijë, 400 mijë vota është tjetër histori.



