Hoxha: Qeveria Rama ka hequr nga puna njerëz nga shtresa e ish të përndjekurve

Hoxha: Qeveria Rama ka hequr nga puna njerëz nga shtresa e ish të përndjekurve

Indrit Hoxha ish-anëtar i këshillit kombëtar të PD akuzoi nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV se qeveria Rama duke filluar nga 20113-ta ka pushuar nga puna njerëz nga shtresa e ish-të përndjekurve.

Sipas tij 30 vite politika e majtë apo e djathtë ka shumë gabime ndaj të përndjekurve dhe si rezultat sot nuk ka asnjë përkujtimore për ish të përndjekurit.

“Edhe 30 vite pas komunizmit bëhen rreshtime sepse e gjithë politika e majtë apo e djathtë ka shumë gabime ndaj të përndjekurve. Nuk kemi një ligj dekomunistizimi. PD ka miratuar në 2006-ën kërkoi një rezolutë për të dënuar krimet e komunizmit, PS e ka kundërshtuar me pretendimin se nuk mund të dënoheshin 30 vite pas komunizmit. Në Shqipëri askush që bëri krime nuk u dënua. Faji kryesor bie mbi PD sepse tek PS nuk kam asnjë shpresë. Ne kemi kaluar një nga sistemet më të egra dhe sot nuk kemi një obelisk për ti kujtuar këto njerëz, nuk ka qenë në vëmendje kjo lloj shtrese. Nga 2013-ta kanë hequr nga puna ish të përndjekur politikë, por që janë dhe pjesë të PD”, tha Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy