Hoxha: Krimi investon në sigurinë e vet, ka vënë kamera në çdo rrugë e fshat

Hoxha: Krimi investon në sigurinë e vet, ka vënë kamera në çdo rrugë e fshat

Gazetari Artan Hoxha thotë se bota e krimit ka investuar në monitorimin me kamera, më shumë se institucionet që duhet të garantojnë sigurinë.

Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se rasti i Shkodrës është vetëm një copëz e realitetit.

Ai solli disa raste të zbulimit të ngjarjeve kriminale nga kamera private.  

Kanë kosto 20 herë më lirë se sistemi me roje. Rojet flasin, kamerat jo. Ata kishin instaluar kamera në majë të malit. I kanë instaluar për të ndjekur lëvizjet e njëri-tjetrit. Ishin kamera me rezolucion të lartë. Ngjarja e Elbasanit është kapur nga një kamera e vendosur nga njëri që jetonte jashtë, për të ruajtur familjen e vet. Atë ditë iu vendos eksploziv banesës së shefit të krimeve në Shkodër. Atij iu vu edhe në pranverë të viti të kaluar, kur ishte koha e kultivimit të kanabisit.

Rreziku që pati familja e tij ishte shumë i madh. Duke qenë se ngjarja bëri bujë, policia kërkoi kamerat. Kamerat e institucioneve dhe bashkisë nuk kishin mbulimin e kamerave të atyre personazheve. Ata nuk ua dhanë. Të gjitha grupet që njoh unë në Shkodër në rrugët kryesore kanë vënë sistem kamerash. Sot kush investon më shumë? Është fare e lehtë dhe mund të pyesim kompanitë e teknologjisë. Investitorët kryesorë vijnë nga boat e krimit. Më ka bërë vaki disa herë, sa hyra në lagje, menjëherë më erdhën te makina sa hyra në lagje.

Vitin e kaluar në Shkodër janë sulmuar me lëndë eksplozive 5 oficerë policie. Në Tiranë, në zonat periferike ke sisteme sigurie të vendosura prej tyre. Në rastet kur kanë probleme me policinë, ata kanë krijuar biznes me leje. Sistemin më të mirë të sigurisë me kamera e kanë grupet kriminale. Blejnë kamerat më të shtrenjta, nuk i kursejnë lekët. Ata nuk përtojnë në këtë pjesë. Në Shkodër, kamerat nuk duhej të sekuestroheshin. Me ligj, kamerat që vendosin bizneset janë të drejtuara poshtë. Kjo histori thjesht vetëm sa u gërvisht. Nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin, kamerat i ke në çdo fshat. I ka vendosur bota e krimit për sigurinë e vet. Ata përdorin këto lloj sistemesh të sigurisë. E mbani mend rastin e Jan Prengës. Serveri i resortit ishte fshirë. Nëna pronarit kishte vendosur një kamera për të ruajtur ushqimet se mos ia vidhnin. Ajo kamera në dha pamjen e vetme të Jan Prengës. Rasti i Shkodrës vetëm sa gërvishti. Shkodra është e mbuluar me kamera kudo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy