Kuvendi Kombëtar i PD, Salianji- Berishës: Partia nuk është pronë personale

Kuvendi Kombëtar i PD, Salianji- Berishës: Partia nuk është pronë personale

Pas deklaratës së Sali Berishës në Kuvendin Kombëtar të PD se kush bashkëpunon me Ervin Salianjin nuk ka vend në parti, Salianji reagoi duke e cilësuar këtë qasje si përjashtuese dhe jo demokratike. 

Ai tha se problemi i PD nuk është mungesa e mbështetjes, por një mentalitet që kërkon bindje të verbër dhe eliminon debatin e lirë. 

Sipas tij, një parti nuk mund të funksionojë si pronë personale e askujt dhe nuk duhet të përjashtojë anëtarët për mendime të ndryshme. 

Salianji theksoi se PD mund të bëhet shumicë vetëm duke bashkuar demokratët dhe jo duke i përçarë ata.

“Uzurpatori ka shqetësim cilindo që e do Partinë Demokratike fituese, për uzurpatorin ata janë problemi, e shqetësojnë në rehatinë e tij të bashkëqeverisjes me Ramën.
Problemi sot është është mentaliteti që kërkon bindje të verbër, përjashtim dhe frikë në vend të garës, debatit dhe meritës.

Deklarata e Sali Berishës se “kushdo që bashkëpunon me Salianjin s’ka punë me PD” është dëshmia e qartë se problemi i Partisë Demokratike nuk është mungesa e mbështetjes, por mungesa e demokracisë. Për mbeshtetje nuk pati guxim te përballeshim në garë! 

Një parti politike nuk mund të funksionojë si pronë personale e askujt. Në një parti demokratike nuk përjashtohen njerëzit sepse mendojnë ndryshe, nuk shpallen armiq ata që bashkëpunojnë me kolegët e tyre dhe nuk vendoset besnikëria ndaj individit mbi interesin e partisë.

Demokratët nuk kanë nevojë për lista armiqsh, por për një projekt fitues që bashkon dhe jo përçan.

PD nuk do të bëhet shumicë duke përjashtuar demokratët. PD bëhet shumicë duke i bashkuar ata. Kjo është beteja dhe ne nuk do ti shmangemi deri në fund!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy