Gaz lotsjellës dhe përleshje fizike, banorët e Sinecit “në luftë” me Policinë për burimin e fshatit (VIDEO)

Gaz lotsjellës dhe përleshje fizike, banorët e Sinecit “në luftë” me Policinë për burimin e fshatit (VIDEO)

Kjo video tregon momentin kur banorët e fshatit Sinec në Berat, u përleshën këtë të hënë me punonjësit e Policisë. Këta të fundit teksa kanë tentuar t’i largojnë banorët nga zona ku kryheshin punimet, janë ndeshur me kundërshtimet e tyre.

Për shpërndarjen e banorëve, punonjësve të policisë i është dashur ndërhyrja me gaz lotsjellës, ndërsa nuk ka mungur as përplasja fizike.

Banorët e Sinecit në Berat vazhdojnë luftën e tyre përballë firmës ndërtuese “Salillari”, e cila ka nisur punimet për ndërtimin e një linje ujësjellësi.

Banorët kërkojnë nga aturoitetet vendore dhe ato qendrore të pezullojnë punimet që kanë nisur mbi burimin e vetëm në atë zonë. Gjatë konfliktit të sotëm, banorët pretendojnë se iu është hedhur gaz lotsjellës nga ana e policisë, në mënyrë që ata të largohen dhe firma të vazhdojnë punimet.

Policia sot na ka dhunuar. Ne po rrinim, se jemi moshë e moshuar. Ne po rrinim në hije te rrapi dhe na hodhën gaz. Filloi skrepi që të punojë dhe ne reaguam. Na hodhën gaz dhe lëndë djegëse”, janë shprehur banorët.

Ndërkohë, banorët të cilët kanë protestuar çdo ditë që kur kanë nisur punimet për ndërtimin e linjës së ujësjellësit, ndërsa sot, ata paralajmëruan se do të futen në grevë urie deri në pezullimin e punimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy