
Bombardimet vazhdojnë ende në Rripin e Gazës. Kjo është bërë e ditur nga Forcat e Mbrojtjes izraelite të cilat pretendojnë se kanë goditur mbi 500 objektiva gjatë natës dhe shpjegojnë se objektivi është shkatërrimi i kapaciteteve të grupit terrorist Hamas.
“Por në 20 orët e fundit Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kryen katër sulme ajrore në Rripin e Gazës në të cilat u goditën 800 objektiva”, shkroi në një postim në Twitter kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënësi i IDF.
48 orë pas sulmit të nisur nga Hamasi, luftimet midis Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe milicëve janë ende në vazhdim në gjashtë vendbanime në jug të Izraelit në kufi me Rripin e Gazës, tha zëdhënësi i forcave të mbrojtjes izraelite Hagari, në një konferencë për shtyp. Luftimet po vazhdojnë në Be’eri, Kfar Aza, Nirim dhe Alumim.
Deri më tani, të paktën 700 persona kanë humbur jetën. Në sulmin nga Hamasi vetëm në Izrael, pranë kufirit me Rripin e Gazës, vdiqën 260 persona.



