Pse nga Covid-19 vdesin më shumë burra se gra?

Pse nga Covid-19 vdesin më shumë burra se gra?

Burrat kanë 1.7 herë më shumë gjasa të vdesin nga Covid-19 sesa gratë. Kjo varet nga faktorët gjenetikë, hormonalë dhe të sistemit imunitar.

Në këtë konkluzion kanë dalë studiuesit e Universitetit Yale, të cilët në një artikull të botuar në revistën “Science” kanë identifikuar disa nga shkaqet. Një nga të parët, thonë studiuesit, vjen nga biologjia bazë. Gratë kanë dy kromozome X, burrat kanë një. Kromozomet X janë të rëndësishme sepse ato janë të pasura me gjene që rregullojnë përgjigjen imune. Në thelb, gratë kanë 'nxitës' të sistemit imunitar.

Tjetra arsye është ajo hormonale. Në një studim të kryer mbi minjtë e infektuar me Sars-Cov-2, një vdekshmëri më e lartë u vu re tek meshkujt. Kjo i atribuohet rolit mbrojtës të estrogjenit, hormoni seksual femërore.

Prania e këtij hormoni mund të ndihmojë në shtypjen e Ace 2, një receptor që virusi Sars-Cov-2 e përdor për të hyrë në qeliza.

Është vënë re se burrat që i nënshtrohen terapisë për kancerin e prostatës janë më pak të ndjeshëm ndaj infeksioneve të koronavirusit. Gjithashtu, sipas studiuesve të Yale, mosha amplifikon dhe nganjëherë saboton përgjigjen imune të një burri ndaj infeksionit Sars-Cov-2. Studiuesit kanë zbuluar se kur burrat 60-vjeçarë fillojnë të humbasin aftësinë për përgjigje fillestare imune ndaj koronavirusit të ri, shpesh ka gjithashtu një reagim të tepruar kompensues nga molekulat e tjera të sistemit imunitar që mund të çojë në inflamacion të dëmshëm.

Këta faktorë inflamatorë mund të shkaktojnë të ashtuquajturën 'stuhi citokine' e cila mund të çojë në dëmtime të mëdha të mushkërive dhe indeve të tjera. Modeli i shprehjes së gjenit që kontrollon përgjigjet imune të lindura ndaj infeksioneve virale (linja e parë e mbrojtjes kundër patogjenëve) fillon të bjerë në mënyrë dramatike tek burrat midis 62 dhe 64 vjeç, sipas studiuesve. Sidoqoftë, te gratë kjo përgjigje imune fillon të konsumohet rreth gjashtë vjet më vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy