Hatixhe Lushi, interpretuesja e shquar e këngëve të vajit: Familja ime ishte tryeza e muzikës  

Hatixhe Lushi, interpretuesja e shquar e këngëve të vajit: Familja ime ishte tryeza e muzikës  

Hatixhe Lushi është interpretuesja e shquar e këngëve të vajit e cila rrugëtimin e saj e nisi që në fëmijërinë e saj në Librazhd.

Ajo rrëfeu për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” rrugëtimin e saj që nisi që në familje dhe vazhdoi në studimet në Tiranë dhe përkrahjen që i dha i ati duke e motivuar të bëhet si këngëtarja e madhe, Nexhmije Pagarusha.

Kam lindur në një familje ne fshatin Pokre, dhe në familjen time çdo natë bëhej festë e bukur, dikush këndonte, një ambient aq i dashur, kur i mora gjerat e artit. Ka qenë një ambient aq i dashur familjar ku cdo këngë, çdo melodi, ishte natyralitet.

Në shkollë që e vogël kam filluar të këndoj. Në familjen time ishte e gatshme ajo tryeza e muzikës.

Babi im e dëgjonte shumë radion Kosovë fshehurazi dhe e dëgjonte Nexhmie Pagarushën dhe më thoshte do bëhesh si ajo dhe vërtet erdhi një moment që e krijova lidhjen me Nexhmijen.

Unë mendoj se duke pasur në jetën tënde disa projekte ato realizohen, mbase jo menjëherë por mënyra duke i kërkuar këto gjëra, në i kam marrë.

Pasi kam mbaruar shkollën e mesme të muzikës në Elbasan, atje e gjeta veten dhe më pas konkurrova për kanton në Institutin e Arteve, ishte mrekullia që erdhi se e kam fituar, sepse konkurset ishin shumë të vështira.

Këngëtarja Lushi, sjell ndjesinë e të larguarit në atë koha nga vendlindja dhe lidhjen e veçantë që kishte me nënën e saj.

Në fillim kur jam larguar jam mërzitur, dhe gjithmonë kisha një mall për fshatin dhe sot e kam mendjen atje, atje i shoh ëndrrat dhe tani që jam në këtë kohë.

Kështu që largimi ka qenë i rëndë.

Kur vinte 8 marsi, unë i shkruaja nënë më ka mare malli, dhe je gjëja ime më e shtrenjtë, dhe kur ndërroi jetë, ajo i kishte ruajtur të gjitha letrat në një çorape.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy