Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, ftesën e mbretit Charles të Anglisë për besimtarët myslimanë, me rastin e muajit të Ramazanit, ku u bënë ritet fetare për hapjen e iftarit, e sheh si normale, për sa kohë që janë festa.
Na emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se këto janë mesazhe, duke shtuar se myslimanët kanë qenë atje.
Feja nuk ka kufi, fetë janë universale në mesazhin e tyre.
Nuk është problem Islami, por fakti që kulturat religjoze po ndryshojnë në Europë.
Bota nuk është treg kulturash, sigurisht që kulturat janë të hapura, por ajo që ndodh kur ti ke dyndje pafund emigracioni, kjo nuk është më garë normale.
Europianët kanë të drejtë në faktin se kjo krijon tension kulturor, tension fetar dhe ekonomik.
Zëvendësimi është i programuar, jo i natyrshëm.



