
Ne kemi një anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit i cili pushtoi një fqinj të tij me qëllim që ta largonte nga harta. Sot presidenti rus Putin dërgoi më shumë kërcënime. Kremlini po organizon një referendum të rremë, që është një shkelje e madh e ligjit ndërkombëtar.
Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara.
“Vladimir Putin ka bërë kërcënime të pamatura dhe të papërgjegjshme bërthamore” , shtoi presidenti amerikan në asamblenë e përgjithshme të OKB-së.
Shtetet e Bashkuara kërkojnë paqe të menjëhershme dhe të gjenden marrëveshje që ne të gjithë i pranojmë, por nuk mund të jetë blerja e tokës së një vendi tjetër. Moska dëshiron të eliminojë të drejtën e ekzistencës.



