Tomorri: Qytetarët që kanë prenotuar apartamente te kompanitë nën sekuestro rrezikojnë të humbasin paratë (VIDEO)

Tomorri: Qytetarët që kanë prenotuar apartamente te kompanitë nën sekuestro rrezikojnë të humbasin paratë (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur alarmin për pasojat që mund të sjellin hetimet dhe sekuestrimet ndaj kompanive të ndërtimit të dyshuara për pastrim parash, duke paralajmëruar se qytetarët që kanë prenotuar apartamente mund të përballen me humbje financiare.

Sipas Tomorrit, në rast se asetet dhe llogaritë e këtyre kompanive sekuestrohen nga autoritetet, ekziston rreziku që projektet të mbeten të papërfunduara, ndërsa qytetarët të mos arrijnë të rikuperojnë investimet e tyre.

Ai thekson se pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit ka deformuar ekonominë shqiptare dhe ka ndikuar negativisht edhe tek bizneset e ndershme. 

 

Sipas tij, qarkullimi i lirë i parave me origjinë kriminale krijon një konkurrencë të pandershme dhe nxit përfshirjen e sipërmarrjeve legjitime në skema të dyshimta për shkak të vështirësive të tregut.

 

Tomorri argumentoi për emisionin "FactCheck" në MCN TV, se ndikimi i këtyre fondeve nuk është kufizuar vetëm te ndërtimi, por ka depërtuar edhe në sektorin financiar dhe bankar. 

 

Ai shpjegon se paratë janë injektuar në ekonomi përmes skemave të ndryshme, si hyrja e individëve si aksionerë në kompani ndërtimi apo përmes përdorimit të tokës si kapital në projekte zhvillimi.

 

Gazetari vendos përgjegjësinë kryesore mbi qeverinë, duke argumentuar se institucionet kanë miratuar leje ndërtimi për kompani që, sipas tij, janë krijuar me kapitale minimale dhe pa histori të konsoliduar biznesi.

 

Sa i përket tregut të pasurive të paluajtshme, ai parashikon se goditja ndaj kompanive nën hetim nuk do të sjellë ulje të çmimeve të banesave. 

 

Tani që prokuroria ka filluar të veprojë dhe shqiptarët po konstatojnë me sytë e tyre se sa i madh ka qenë fenomeni i pastrimit të parave në industrinë e ndërtimit, do vinë dhe pasojat. Së pari ajo që prek drejtpërdrejtë qytetarët që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktuale me këto kompani që goditen. Për fat të keq tregu në Shqipëri funksionon me parablerje, blerje në gropë apo blerje e ajrit. 

 

Mund të ketë me mijëra qytetarë që kanë prenotuar para këtyre kompanive dhe nuk e dinë se çfarë do të bëhet me paratë e tyre. Ndërtuesit dyshohet se kanë kryer pastrim parash, kanë larë nëpërmjet ndërtimit, paratë e gjeneruara nga trafiku i drogës. Qytetarët që kanë prenotuar janë të rrezikuar që të humbasin paratë e tyre, se paratë e kompanive do sekuestrohen dhe për rrjedhojë dhe qytetarët mund të humbin paratë e tyre. 

 

Pastrimi i parave në ndërtim po deformonte ekonominë dhe po jepte pasoja dhe një nga këto pasoja ishte bërja pis dhe e bizneseve që nuk janë ngritur nga trafiqet, bizneset e ndershme. Por nëse ti lë paranë e drogës të qarkullojë lirisht në ekonomi, ajo do bëjë pis dhe bizneset e ndershme, për shkak se mund të tundohen nga vështirësitë me të cilat janë hasur në treg. Shto dhe pleksjen e sektorit financiar, apo sektorit bankat. Se në një mënyrë apo një tjetër kanë depërtuar dhe në sektorin bankar.

 

Skemat si i kanë injektuar këto para në ekonomi janë të ndryshme, dikush përmes hyrjes si aksioner në kompani ndërtimi, dikush përmes ofrimit të tokës si kapital, por sektori ku pastroheshin këto para, ka qenë gjithmonë ndërtimi. Llogaria në radhë të parë duhet t’i kërkohet qeverisë, se është qeveria që miraton leje ndërtimi, për kompani të lindura nga hiçi, me kapital 10 apo 100 mijë euro. Dhe një pastrim parash në këtë shkallë nuk mund të bëhet pa bekimin apo mbylljen e syve nga ana e qeverisë. 

 

Është qeveria që e ka lejuar këtë aktivitet, si mënyrë për të rritur ekonominë dhe të ardhurat, apo se zyrtarët kanë marrë vetë pjesën në këto të ardhura, është qeveria përgjegjësi yt nga këto të ardhura. Këto objekte dhe kulla që janë hapur nga këto kompani që po hetohen për pastrim parash, nuk ka gjasë të përfundojnë. 

Goditja e këtyre kompanive nuk e ul çmimin, e rrit. Tregu i çmimeve të banesave do ketë një lëkundje për tu stabilizuar më pas, por unë nuk shoh gjasa që çmimet të ulen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy