
Disa media në vend kanë nisur prej disa ditësh, shantazhet publike ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi, që do të shqyrtonte kërkesën e Erion Veliajt për lirimin nga burgu, kjo e ndihmuar edhe nga Sali Berisha, bazuar në hetimin ndaj çështjes së tij në gjykatë, pohon analisti Ergys Mërtiri.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Mërtiri, tha se Berisha duke sulmuar gjyqtarin Pëllumbi, ‘coi ujë në mullirin’ e Veliaj dhe Ramës.
Kemi tre hallka që kanë folur për Veliaj, kemi Prokurorinë, kemi GJKKO, dhe Apelin, Tani porvat i dinë ato, por se besoj se këto tre hallka kanë qëllim të dënojnë Veliaj.
E dyta, gjatë tërë kësaj kohë si Veliaj dhe Berisha kanë shpifur, sulmuar dhe shantazhuar ndaj gjyqtarin Engert Pëllumbi. Dhe kjo është e papranueshme për opozitën, sepse Pëllumbi është ndër gjyqtarët me integritet që kemi në gjyqësorin sot.
Shpifjet që Berisha hedh ndaj Engert Pëlumbit i shërbejnë vetëm Veliaj dhe Ramës, dhe në këtë mes duke sulmuar gjykatën, Berisha po i çon ‘ujë në mulli’, Veliaj dhe Ramës.
Dhe nuk e ka problem ta beje këtë vetëm që të nxjerr dy pika ujë për mullirin e tij që nuk po funksionon, Kjo është e turpshme se tregon që nuk ka opozitë.



