Situata në Shkodër/ 1100 hektarë tokë nën ujë, aksi Koplik-Qaf-Thore-Theth i kalueshëm me zinxhirë (VIDEO)

Situata në Shkodër/ 1100 hektarë tokë nën ujë, aksi Koplik-Qaf-Thore-Theth i kalueshëm me zinxhirë (VIDEO)

Nuk ka përmirësim të situatës nga përmbytjet në Shkodër. Ende vijojnë të mbeten 1100 hektarë tokë e përmbytur në njësinë administrative Ana e Malit. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Në rrugën e Obotit po operon  një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë. Ndërsa aksi Koplik-Qaf-Thore-Theth mbetet i kalueshëm me zinxhirë deri tani nuk ka patur probleme.

DVP Shkodër:

1- Akset rrugore në rrethin e Pukës nuk kanë probleme, në Qaf Mali ka prezencë të borës me trashësi rreth 5cm, pa shkaktuar probleme për qarkullimin e mjeteve.

2- Aksi Koplik-Qaf-Thore-Theth i kalueshëm me zinxhirë deri tani nuk ka patur probleme.

3- Aksi Hani-Hotit-Tamarë-Vermosh nuk ka probleme.

Bashkia Shkodër:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.15 me një rënie prej 40 cm me orën 18.00 të datës 19.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 m me një rritje prej 5 cm me orën 18.00 të datës 19.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1100 Ha, e pandryshuar me orën 18.00 të datës 19.01.2023

Njësia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 55 cm, e pandryshuar me orën 18.00 e datës 19.01.2023

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Në rrugën e Obotit po operon  një mjet i kalueshmërisë se larte se bashku me 4 forca te ushtrisë.

Grupet e EC te Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Bashkia Vau Dejës:

Situata vazhdon e njëjtë me ditën e djeshme, reshje shiut me intensitet të lartë, pa energji elektrike njësia Vig Mnele pasi 7 shtylla të tensionit të lartë i ka marrë uji. Gjithashtu nuk ka energji elektrike në Njësinë Temal dhe Shllak! Ka rrugë rurale të bllokuara nga rrëshqitje gurësh dhe dherash. Argjinatura në krahun e majt të urës Gjinajve në Njësinë Administrative Vig Mnele është drejt shembjes.

Bashkia Pukë:

Sot vijon të këtë reshje të dobëta bore, me rrugët rurale vijon të jetë e njëjta situatë,  energjia elektrike në zonat rurale vijon të ketë ndërprerje.

Autoriteti Verior Rrugor:

Aksi Tamarë-Vermosh ka patur reshje të vazhdueshme dëbore.

Puna ka vazhduar gjate gjithe nates dhe vazhdon edhe tani per ta mbajtur aksin rrugore te hapur dhe per te siguruar qarkullimin e automjeteve.

Në aksin Bogë-Theth reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës.

Akoma nuk është ndërhyrë në zonën e orteqeve pasi vazhdojnë rrëshqitjet e dëborës.

Momentalisht është e rrezikshme ndërhyrja në orteqe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy