
Të dielën “ukrainasit dhe rusët do të festojnë Pashkët, një festë që bashkon të krishterët ortodoksë në Rusi dhe Ukrainë, si dhe ukrainasit katolikë. Kërkoj një pushim humanitar 4-ditor për Javën e Shenjtë që fillon të enjten dhe zgjat deri të dielën, më 24 prill, për të lejuar hapjen e një sërë korridoresh humanitare”.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e bëri këtë kërkesë duke vërejtur se këtë vit Java e Shenjtë Ortodokse festohet nën renë e një lufte që përfaqëson mohimin total të mesazhit të Pashkëve.
Në vend që të festohet një jetë e re, kjo Pashkë përkon me një ofensivë ruse në lindje të Ukrainës.
Sipas Guterres, pauza humanitare do të siguronte kushtet e nevojshme për të përmbushur dy imperativë thelbësorë:
Kalimi i sigurt i të gjithë civilëve të gatshëm të largohen nga zonat e konfrontimit aktual dhe të pritshëm, në koordinim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, dhe gjithashtu dërgimin e sigurt të ndihmave humanitare shpëtimtare për njerëzit në zonat më të prekura si Mariupol, Kherson, Donetsk dhe Luhansk.



