Varianti i ri i Covid-19/ Italia dhe Belgjika mbyllin linjat me Britaninë   

Varianti i ri i Covid-19/ Italia dhe Belgjika mbyllin linjat me Britaninë   

Një variant i ri i koronavirusit, i identifikuar së fundmi në Britaninë e Madhe, ka bërë që të mbahet me urgjencë një mbledhje midis Parisit, Berlinit dhe Bashkimit Evropian. Takimi pritet të mbahet sot. Spanja ka kërkuar përgjigje të koordinuar në nivel evropian për lidhjet me Britaninë e Madhe.

"Virusi i ri është më i shpejtë, por jo më vdekjeprurës"

Ndërkohë, vendet europiane kanë filluar të marrin masa, duke ndaluar fluturimet nga Londra. Ministri italian i Shëndetësisë tha se e ka marrë këtë vendim si masë paraprake, pasi virusi i ri është më i shpejtë në përhapje.

“Ne e dimë që virusi i ri është më i shpejtë, nuk duket se u bën më shumë dëme individëve. Megjithatë, një virus më i shpejtë rrit numrin e të infektuarve. Nga informacionet e para, vaksinat gjithashtu mund të funksionojnë me këtë variant, por ky informacion duhet të përforcohet, kështu që ne jemi duke marrë masa paraprake”, domethënë bllokimin e fluturimeve nga Britania e Madhe. Të njëjtën masë mori edhe Belgjika për linjat hekurudhore dhe ato ajrore.

Nesër injeksioni i parë i vaksinës Moderna

Injeksioni i parë, pas testeve klinike, i vaksinës Moderna në Shtetet e Bashkuara do të bëhet të hënën. Kjo u njoftua nga Moncef Slaoui, kreu i Operacionit Warp Speed, në një intervistë për CNN. Procesi i shpërndarjes së vaksinës, i aprovuar në mënyrë emergjente nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, është në proces. Qëllimi është të shpërndahen 5.9 milion doza javën e ardhshme, plus 2 milion doza të vaksinës Pfizer.

Rastet e Covid-19 në të gjithë botën i tejkalojnë 76 milionë, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, ndërsa vdekjet e konfirmuara janë mbi 1.6 milionë që nga fillimi i pandemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy