Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare regjisori i famshëm amerikan

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare regjisori i famshëm amerikan

Një nga emrat e kinematografisë amerikane, David Lynch ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare nga një sëmundje kronike të mushkërive.

Ishin familjarët ata që dhanë lajmin e hidhur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Getty Images David Lynch në syrin e kamerave në Festivalin e Filmit në Kanë në 2002

Në gusht të 2024, regjisori dhe skenaristi zbuloi se vuante nga emfizema, një sëmundje kronike e mushkërive si pasojë e duhan pirjes.

Lynch lindi në Missoula në vitin 1946, por pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij e kaloi në Idaho. Ai ishte martuar katër herë dhe kishte një lidhje afatgjatë me yllin e tij të Blue Velvet, Isabella Rossellini.

Lynch mori tre nominime për Oscar për regjinë më të mirë (për Blue Velvet, The Elephant Man dhe Mulholland Drive) dhe iu dha një Oscar nderi për arritje jetësore në 2019; fitoi Palmën e Artë në festivalin e filmit në Kanë për filmin Wild at Heart në 1990.

Getty Images Foto bardh e zi e David Lynch-it duke parë përmes shikuesit të një kamere të madhe filmike të modës së vjetër gjatë xhirimit të Wild at Heart në 1989

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy