Reforma zgjedhore, Borchardt: Komisioni të ketë një draft të përbashkët

Reforma zgjedhore, Borchardt: Komisioni të ketë një draft të përbashkët

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, ndodhet sot në Korçë për të marrë pjesë në një tryezë për dënimet alternative, të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas një takimi me kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo, ai u pyet nga gazetarët lidhur me reformën zgjedhore. Borchardt tha se, është e rëndësishme që sugjerimet e shumta për reformën zgjedhore të bëhen tani në një mënyrë sa më formale. “Prezenca e OSBE-së i ka ofruar Komisionit të Posaçëm që sapo komisioni të ketë një draft të përbashkët, sapo ai të ketë disa ide të përbashkëta se si të përmirësohet sistemin zgjedhor dhe sistemi i votimit, atëherë ne do të sjellim ekspertët tanë për të këshilluar lidhur me bërjen teknike të ndryshimeve,” tha Borchardt.

Ai shtoi se procesi i reformës zgjedhore është në vijim dhe Prezenca e OSBE-së është e gatshme të ndihmojë për ta bërë një proces të suksesshëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy