Avokati Redon Meksi thotë se nëse protesta e opozitës do të ishte siç duhej me njerëz të duhur dhje kërkesat e duhura, do kishte rezultat.
Lali Eri nuk do ishte duke bërë qejf dhe tallur me këta të opozitës dhe as Edi Rama.
Prej disa muajsh shohim 50 veta të shkretë se shpresojnë, por tradhtohen me ose pa dashje nga ata.
Opozita mjaftonte të lejonte hapjen e listave, shkoi i kërkoi Ramës të mbyllte listat dhe e vuri në pozicionin më të mirë të mundshëm.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se opozita më të marrët fund, i ka drejtues qarqesh dhe në listat e sigurta.
Në këtë linjë shtoi se opozita nuk ka asnjë gjë në dorë, veç të kapë ndonjë kockë.
Ajo që duhet të shohim është të bëhen zgjedhje brenda PD-së dhe të dalin njerëz të rinj.
Nëse bashkohen të rinjtë si Pano Soko apo Adriatik Lapaj, mund të nxjerrin një alternativë të fortë kundër mazhorancës dhe opozitës.
Këta që duan listat e mbyllura nuk fitojnë dot brenda PD-së, jo në vend tjetër.
Manipuluesi i votave është më i keqi i mundshëm në demokraci.



