Pashkët Ortodokse, fluks emigrantësh në pikat kufitare

Pashkët Ortodokse, fluks emigrantësh në pikat kufitare

Teksa nesër besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën, fluks i shtuar i emigrantëve shqiptarë është regjistruar në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 5612 shtetas kryesisht shtetas shqiptarë që kthehen për te festuar Pashkët.

Nga numri i lartë i qytetarëve që kthehen në Shqipëri pala jonë po punon me 5 deri në 6 sportele për të përballuar fluksin dhe në varësi të situatës alternohen.

Kujtojmë se ditën e djeshme radhë të gjata janë shënuar edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Në të dyja anët e kufirit ka pasur fluks të shtuar të udhëtarëve, si në ikje ashtu edhe në ardhje.

Pala greke po punon me tri sportele, për shkak të fluksit të shtuar. Ndërkohë që po punohet me dy sportele nga pala shqiptare për të bërë të mundur daljet nga kufiri. 

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 5 mijë persona dhe kanë dalë 4 mijë të tjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy