Kalemaj: Në vështirësi Rama kthen figurat me peshë politike, s’mund të qeverisë gjithmonë si menaxher krizash (VIDEO)

Kalemaj: Në vështirësi Rama kthen figurat me peshë politike, s’mund të qeverisë gjithmonë si menaxher krizash (VIDEO)

Analisti Ilir Kalemaj nga studio e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me Asamblenë e Partisë Socialiste të mbajtur një ditë më parë. Ai tha se ishte një paradoks që Ditmir Bushati të mbante fjalën hapëse, por sipas tij nuk kishte asnjë tezë që të binte në kundërshtim me liderin e partisë.

Sipas Kalemajt askush nuk e di se çfarë Rama ka në kokë dhe kjo vjen edhe si pasojë e një mungese transparence, tashmë aty mungon një debat i shëndetshëm politik.

Ishte paradoks që Bushati do mbante fjalën hapëse. Nëse më parë PS ka pasur një debat të shëndetshëm me figura politike me peshë si Islami, Blushi etj dhe realisht kanë hedhur teza që kanë qenë në kundërshtim me lidershipin, nga Bushati nuk pamë asnjë tezë që binte në kundërshtim me Ramën. Në momente krize Rama i kthen figurat politike me peshë politike, por këto janë lëvizje që nuk justifikohen nga fluksi ideor apo korenti partiak, por janë lëvizje të një lideri politik. Pika që ai ikën nëse PS humbet vendin e parë është një pikë që e mban Ramën aty ku është në krye të Partisë Socialiste dhe nëse dorëhiqet ai ka të drejtë të rikandidojë sepse PS në 30 vite dy herë nuk ka mundur të dalë forcë e parë. Ajo që ne nuk dimë është se çfarë ka Rama në kokë por dhe rrethi i ngushtë i tij nuk e di. Arsyeja është pse u zëvendësua zoti Bushati nga një person që ishte ministër i jashtëm Gent Cakaj? Kjo ndodh se s’ka fare transparencë.

Më tej Kalemaj deklaroi se Rama dhe Partia Socialiste ka një pushtet të paprecedent sidomos në këto dy mandatet e fundit sepse sipas tij ka në dorë dhe kusinë dhe kazanin. Sipas tij ai ka shumë pushtet në dorë por kjo nuk e çliron atë nga përgjegjësitë.

Me një super maxhorancë qeverisëse Rama mund të zgjedhë dhe presidentin krejtësisht vetë. Por nëse do ndodhte e njëjta gjë me PS nëse do kishte humbur zgjedhjet parlamentare sot në PS do kishim debat që vlonte, fakti që sot s’ka debat tregon se Partia Socialiste jo vetëm që është në pushtet, por është se ka pushtet të plotë, ka në dorë dhe gurin dhe arën. Po funksionon si parti klienteliste. Ai ka shumë pushtet në dorë por kjo nuk e çliron atë nga përgjegjësitë edhe pse ai edhe vetë e ndjej këtë sepse po ti ketë të gjitha pushtetet pesha e përgjegjësive i bie po atij vetë. Nuk mund të qeverisës i vetëm në situata krizash, pra Rama nuk mund të ketë gjithmonë justifikime për të shpjeguar krizën e borxheve, hallet, varfërinë që po ndodh.

Ndër të tjera Kalemaj ka sqaruar edhe një diferencë me PS dhe PD. Sipas tij PD është një parti e Berishës ku karizma dhe personaliteti i tij i ka vënë vulën, ndërsa PS me këdo që të jetë në krye mbijeton edhe nëse ikën Rama.

Ka një problem mes PS dhe PD, edhe pse këto kohët e fundit po kopjojnë njëra- tjetrën. Mendoj se këto janë pjesë e fasadës, e rëndësishme është se ndryshimi mes tyre është se si të ketë PS në krye Ramën, Metën, Nanon, PS është një makineri elektorale që nuk ka rënë, diferenca me PD është se kjo duam apo jo është parti e Berishës, karizma, personaliteti i tij i ka vënë vulën kësaj partie, ai i ka dhënës formën asaj partie, ndërsa në PS Rama është kryetari i radhës sepse PS mbijeton dhe pa Ramën. Ajo që dihet është se Rama do e ruajë gjithmonë kartën e surprizës duke e bërë atë strateg të shkëlqyer të surprizës, por jo të dobishme për publikun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy