
Një bisedë telefonike raportohet të jetë zhvilluar sot mes Presidentit francez Macron dhe kryeministrit grek Mitsotakis.
Sipas mediave greke në fokus kanë qenë çështjet me interes rajonal dhe ndërkombëtar.
Dy liderët kanë biseduar lidhur me zhvillimet më të fundit në Mesdheun Lindor dhe Ukrainë.
Po ashtu bëhet me dije se Macron dhe Mitsotakis diskutuan po ashtu çështjet e koordinimit përpara Këshillit të posaçëm Evropian që do të mbahet në shkurt.



