Deputetja e Elbasanit Evis Kushi thotë se Dita e Verës është vërtetë festë kombëtare, por origjinën e ka në Elbasan.
Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, nga sofra elbasanase, Kushi tha se siç festohet në Elbasan nuk festohet askund tjetër.
Zanafilla është pikërisht këtu. Elbasani është kryeqyteti i Ditës së Verës, zanafilla është nga faltorja e Zanës së Çermenikës dhe familjet e Elbasanit i kanë trashëguar brez pas brezi traditat se nuk janë vetëm ballokumet, pasi ka shumë aktivitete që zhvillohen jo vetëm ditën e Verës por edhe më para.
Vijnë edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit ditën e Verës për të festuar.
Tashmë prej disa vitesh organizojmë sofrën elbasanase, të veshur me motive popullore dhe me gatime të Elbasanit.
Ne me zi e presim Ditën e Verës, e bëjmë me shumë kënaqësi, edhe ballokumet.
Edhe në komunizëm kur kushtet i kishim të vështira, festën dhe dashurinë për njeri tjetrin gjithmonë e ndanim.
Festa fillon që mbrëmjen e 13 marsit, këndojmë, shijojmë ushqimet tradicionale, në mëngjes zgjohemi herët zbukurojmë shtëpinë, me lule të freskëta dhe pastaj dreka e Ditës së Verës është gjithmonë në natyrë, ka shumë pika turistike.



