43 vende të botës kërkojnë hetim ndërkombëtar për vdekjen e Navalny

43 vende të botës kërkojnë hetim ndërkombëtar për vdekjen e Navalny

Gjithsej 43 vende, duke përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, lëshuan këtë të hënë një thirrje të përbashkët për një hetim ndërkombëtar për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ndërsa ishte në paraburgim në Rusi.

“Ne jemi të indinjuar nga vdekja e politikanit opozitar Alexei Navalny, për të cilën Presidenti (i Rusisë) Vladimir Putin dhe autoritetet ruse mbajnë përgjegjësinë përfundimtare,” i tha ambasadorja e BE-së Lotte Knudsen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, në deklaratat e saj në emër të 43 shtete.

Një kritik i vendosur i Vladimir Putinit, Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt në rrethana misterioze në një koloni penale të Arktikut, ku po vuante një dënim 19-vjeçar për “ekstremizëm” dhe u varros të premten në Moskë. Vdekja e tij shkaktoi dënimin e vendeve perëndimore.

“Rusia duhet të autorizojë një hetim ndërkombëtar të pavarur dhe transparent për rrethanat e kësaj vdekjeje të papritur”, vlerësojnë 43 vendet, duke theksuar, në një deklaratë për shtyp, se kjo vdekje është “një tjetër tregues i represionit gjithnjë në rritje dhe sistematik në Rusi”.

Këto vende në përgjithësi i bëjnë thirrje Rusisë që të lirojë të burgosurit politikë, gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe kritikët e luftës në Ukrainë.

“I bëjmë thirrje Federatës Ruse t’i japë fund kësaj klime mosndëshkimi dhe të krijojë një mjedis pa rrezik për opozitën politike dhe zërat kritikë”, nënvizojnë ato

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy