LSI dhe PR dorëzojnë kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 tetorit (VIDEO)

LSI dhe PR dorëzojnë kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 tetorit (VIDEO)

LSI dhe Partia Republikane kanë dorëzuar këtë të hënë kërkesën për regjistrimin në zgjedhje e 13 tetorit, datë e dekretuar nga Presidenti Meta si dita e zgjedhjeve vendore të këtij viti. PR, e drejtuar nga Fatmir Mediu ka vendosur të hyjë në zgjedhjet e dekretuara nga presidenti Ilir Meta.

Mediu ka deklaruar më parë se e njeh dekretin e Metës dhe do të futet në zgjedhje sado parti të regjistrohen.

Por pavarësisht se KQZ ende nuk ka dhënë verdiktin e saj mbi këtë, dukshëm opozita ndodhet aktualisht e ndarë në lidhje me 13 tetorin. Deri më tani, partia kryesore e opozitës, PD, ende nuk ka dhënë një qëndrim të saktë në lidhje me datën e zgjedhjeve të dekretuara nga Presidenti.

Sot është afati i fundit kohor për regjistrim në datën e zgjedhjeve të 13 tetorit dhe PD ende nuk ka bërë publik qëndrimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy