Vijon të qëndrojë i mbyllur pallati 10 katësh që u përfshi nga zjarri në Tiranë. Banorët mund të futen vetëm me leje nga policia, ndërsa ekspertiza ka 3 muaj afat për të nxjerrë shkakun e zjarrit. Të trembur janë edhe banorët e pallatit ngjitur të cilët akuzojnë bashkinë për ndërtime pa kriter.



